“Jo Qeveri me pyka të Pronto Mafisë”

Aktuale

“Jo Qeveri me pyka të Pronto Mafisë”

Nga: N.Sh Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 08:31
Qeveria e Kosovës

Profesor dr. Binak Maxharraj e ka komentuar zhagitjen që po bëhet nga KQZ-ja për certifikimin e rezultateve dhe rinumërimin e pafund që po ndodh.

Maxharraj thotë se nuk duhet të bëhet një qeveri, siç e quan ai me pyka të pronto mafisë.

E kjo pykë, sipas tij është Nisma e cila po duket se do të kalon pragun zgjedhor pas rinumërimit të votave.

Maxharraj thotë se, Valdete Daka është e specializuar për gjetjen e pykave, pra me vendimet e saja bëri që Nisma të kalon pragun dhe të prish planet e koalicionit të madh LVV-LDK.

E Maxharraj pohon se më mirë është me shkua në zgjedhje sesa të hyn në Qeveri edhe Nisma.

Postimi i plotë:

JO QEVERI ME PYKA TE PRONOTO MAFISE?!

KQZ qe nga 6 tetori i ketij viti e rrotulloi krejte "boten", e kriminalizoi voten e lire te popullit nen trysnin e Pronto mafise vetem e vetem qe te gjeje ndonje pyke per ta fute midis LVV dhe LDK.

Dhe Vladete Daka e specializuar per gjetjen e pykave me ne fund i dredhi dhe qperdredhi votat e popullit dhe e gjeti pyken te quajtur NISMA te cilen jo ligjeshmerisht e futi ne mes te LVV dhe LDK si dy subjekte me te votura. Kjo u ba me qellim qe te pengohet koalicioni i cili do te qonte deri ne fund amanetin e votuesve per ndryshime te cilat i kerkoje.

Dhe si duket deshira e Prontio mafise u realizu per qka edhe u ba e gjithe kjo gjurullti rreth numrimit te votave.

POr, une mendoj se LVV dhe LDK duhet qe te jene te vetedijshme per situaten ne te cilen i pruni Pronto mafia dhe nuk duhet te lejoj qe me asnje qmim te mos i merre pykat ne qeveri, sepse do te ua sheh sherri. E sheri i pykave eshte i madh.

Me mire eshte, dhe shume me e ndershme, qe te shkohet ne zgjedhje te reja, se sa te krijohet nje qeveri me pyka, sepse pykava, partive gjugje Kosova gjithemone ua ka pa sherrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat