Drejtësia e dështuar: Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë temë tabu

Aktuale

Drejtësia e dështuar: Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë temë tabu

Nga: A.J Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme duket se do të marr kohë deri në arritjen e plotë pasi që deri më tani Gjykatat e prokuroritë e Republikës se Kosovës nuk kanë treguar asnjë rezultat të vetëm.

Për prokuroret e vendit sekuestrimi apo konfiskimi i pasurisë është temë tabu pasi që vazhdojnë më logjiken e ngritjes se aktakuzave por jo edhe parashtrimin e kërkesave sekuestrim të pasurisë.

Në një raport të publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thuhet se “sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme përmes veprave penale të korrupsionit ende është një temë tabu dhe pa asnjë rezultat në sistemin prokurorial dhe gjyqësor.

Prokurorët ende punën e tyre e bazojnë në logjikën e ngritjes së aktakuzave por jo edhe identifikimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, parashtrimin e kërkesave për sekuestrim dhe konfiskim të pasurisë”, ka pohuar Arrita Rezniqi, hulumtuese e projektit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat