Haki Abazi i ashpër me Thaçin e Ramën: Përmend vrasjet e shqiptarëve

Aktuale

Haki Abazi i ashpër me Thaçin e Ramën: Përmend vrasjet e shqiptarëve

Nga: N.Sh Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 12:06
Edri Rama dhe Hashim Thaçi

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi tash deputet i zgjedhur nga kjo parti politike, ka kërkuar që të mbahet një protestë në Tiranë kundër kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

Abazi përmes një postimi në Facebook, shkruan se, protesta e 29 shtatorit 2018 në Prishtinë e dërgoi presidentin Hashim Thaçi në plehun e historisë së Kosovës.

Ai kërkon që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe në Tiranë kundër Ramës dhe minishengenit.

Postimi i plotë:

Shqipëria ka nevojë për ndryshim të madhë që vije nga zëri, vullneti dhe vetëdija e qytetare për të shpëtuar Shqipërinë nga dora e politikaneve arrogant e nënshtrues ndaj shqiptarëve gjithandej sidomos ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe inferior kundrejt oligarkëve dhe Serbisë.

Protesta e 29 Shtatorit 2018 në Prishtinë e dërgoi Thacin në plehun e historisë së Kosovës. Askush më nuk vret shqiptarë, askush nuk pranon me dalë me kriju konflikt në Kosovë për hatër të nje klase klanore e të dështuar.

Protesta e ardhshme që do të duhen të organizohen së shpejti në Tiranë do ta dërgojnë Ramën në vendin ku ndarja e Kosovës dhe lojrat e dreqit më minshengen do të jenë ankthi i përjetshëm për këdo që mendon se rruga e shqiptarëve për Evropë është e kushtezuar më pagesë në Kukës dhe me vulen e Vucicëve.

Larg duart nga Kosova dhe larg duart nga përsëritja e historisë që perfundoi me masakrën e Tivarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat