Osmani me diplomatët norvegjezë: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pa korruptuar

Aktuale

Osmani me diplomatët norvegjezë: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pa korruptuar

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 13:12
Pamje nga takimi

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl dhe përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjornstad.

Në një komunikatë për media nga LDK thuhet se Osmani njoftoi diplomatët norvegjez për përafrimin e programit të përbashkët qeverisës LDK-LVV ku përqendrim të veçantë do të kenë rendi dhe ligji, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritja e punësimit të të rinjve dhe grave, investimet në kapitalin njerëzor përmes arsimit dhe shëndetësisë, etj.

“Jemi shumë optimist që certifikimi i rezultateve do të ndodhë shumë shpejt që mundëson formimin sa më pare të Qeverisë së ardhshme e cila do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar”, citohet Osmani në komunikatën për media.

Në komunikatë thuhet se diplomatët nga Norvegjia e kanë  falënderuar Osmanin për bashkëpunimin e vazhdueshëm të LDK-së dhe shprehën gatishmërinë e Qeverisë norvegjeze të vazhdojnë dhe thellojnë përkrahjen ndaj Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat