Rama merr një përgjigje të ashpër nga Haradinaj për minishengenin

Aktuale

Rama merr një përgjigje të ashpër nga Haradinaj për minishengenin

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 14:48
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është shprehur kundër diskutimit për zgjedhje të reja eventuale në Kosovë, pasi sipas tij duhet të zbatohet rezultati i zgjedhje të 6 tetorit. Ai ka theksuar se mini-Shëngeni ballkanik është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkanin Perëndimor.

Kreu i ekzekutivit në detyrë, pas takimit me ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini në një konferencë për media kërkoi reformë zgjedhore për t’iu shmangur vonesave dhe procedurave të KQZ-së, teksa përsëriti edhe një herë se partia e tij në legjislaturën e ardhshme do të qëndrojë në opozitë.

Haradinaj: Nuk ka kuptim të diskutohet për zgjedhje të reja tash

“Nuk ka kuptim të flitet për zgjedhje të reja. Tash duhet të flasim për implementim të rezultatit zgjedhor. Ju e dini që zgjedhjet nuk janë aq i thjeshtë dhe aq i lehtë. Duhet të jemi të respektueshëm ndaj gjithë asaj që ka ndodhur. Sovrani është deklaruar, duhet të flasim për implementim. Nëse dështon implementimi, atëherë kuptohet se duhet të shkohet në zgjedhje”, u shpreh Haradinaj.

Duke folur rreth krijimit të një mini-Shëngeni ballkanik, Haradinaj u shpreh kundër kësaj iniciative, pasi tha se kjo nuk është në interes të Kosovës, pasi epiqendra e saj do të jetë Beogradi me influencën ruse-kineze.

Haradinaj: Mini-Shëngeni është zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkan

“Mini-Shëngeni është vetëm zgjerim, pra mini-Shëngeni për të cilin po na fton Vuçiqi, Edi Rama, por edhe Zaevi është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkan. Pra nuk është mini-Shëngeni interes i Kosovës. Por, as i Evropës e as i vendeve tona. Rusia dhe Kina janë të instaluara në të gjitha aspektet në Beograd, si ekonomi, siguri, politikë. Kur ne bëjmë rregulla të njëjta, kjo influencë me automatizëm në Beograd e Kinës dhe Rusisë zgjerohet në vende tona. A ka interes Kosova që të zgjerohet influenca ruse dhe kineze në Kosovë, ajo influencë që është instaluar në Beograd, natyrisht që s’ka”, tha ai.

Kryeministri në ikje, sërish ishte optimist për liberalizim të vizave, ku sipas tij janë në përmbyllje të marrjes së një vendimi që kjo të ndodhë këtë vit.

Haradinaj: Vendimi për liberalizim të vizave të ndodhë këtë vit 

“Jemi në punë, gjatë këtij muaji, pra nëntor nuk do të jap detaje tash, por më vonë ne e përmbyllim një proces të rëndësishëm të ndodhë liberalizimi. Me ndodhë marrja e vendimit këtë vit...shpresoj që po, mund t’i mbetet edhe qeverisë tjetër, nuk është me rëndësi”, tha ai. 

***

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot në një paraqitje para gazetarëve për minishengenin ballkanik, duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama që sot publikoi një hartë ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë. Këtë ide Haradinaj e ka quajtur influencë të rusëve dhe kinezëve me epiqendër në Beograd.

Haradinaj ka thënë se minishengeni nuk është interes i Kosovës e se nuk lidhet asgjë me procesin e liberalizimit të vizave.

“Më lejoni të them diçka për minishengenin, ju pytni a është minishengeni, çka po du me thanë liberalizimi është proces multiratel Kosovë-Evropë, minishengeni është vetëm zgjerim, për të cilën po na fton Vuciqi Edi Rama, edhe Zaevi, është vetëm zvoglim i infulencës ruse në Ballkan. Nuk është interes i Kosoëvs as i Evropës, Rusia dhe Kina janë të instalume në të gjitha aspektet në Beograd. A ka interes Kosova që me u zgjeru influence ruse e kineze në Evropë. Nuk është në interes, është proces që ka vetëm zgjerimin e influencës ruse e kineze”, thotë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Sa i përket liberalizimit, unë lexoj diplomatë, i lexova znj. Apostolova unë e di që ka plot skeptikë, ka edhe të atillë që s’kanë qef me pa liberalizimin, po mos harroni se jemi në punë, ne e përmbyllim edhe një proces të rëndësishëm, që me ndodh marrja e liberalizimit këtë vit, shpresoj që po. Unë muj me shku sot ata me ardhë nesër, s’ka rëndësi kur jemi te liberalizimi”, shtoi ai.

Sa u përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Haradinaj ka thënë se tashmë sovrani ka vendosur me votë e nuk duhet të shkohet në zgjedhje të reja.

“Zgjedhjet kanë qenë më të mirat të mundshme. Ne duhet të bëjmë reformë zgjedhore t’i shkurtojmë këto kohë të ankesave. Ne duhet t’i ndryshojmë, nuk kam ndonjë koment se cila parti hyn në parlament. Aleanca është në opozitë e kemi njoftu pozicionin tonë, nuk kemi bërë as ankesa. Niherë është herët me fol për zgjedhje të reja.

Nuk ka kuptim me fol për zgjedhje tash, do të flasim për implementim të rezultatit zgjedhor, duhet të jemi të respektueshëm ndaj gjithë asaj që ka ndodhë, sovrani është deklaru, nëse dështon implementimi kuptohet se do të shkohet në zgjedhje”, ka përfunduar ai. 

***

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që të flitet për zgjedhje të reja në Kosovë, pasi duhet të implementohet rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Haradinaj pas takimit me ministrinë italian të Mbrojtjes, në një konferencë për media u shpreh sërish optimist për liberalizim të vizave.

Ndërsa, për miniminishengenin Ballkanik, kreu i ekzekutivit në detyrë tha se është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe Kinës në Ballkan.

Ramush Haradinaj në konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Ramush Haradinaj në konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat