Profesori i Parisit e quan tragjike që Baton Haxhiu nuk alarmohet nga injoranca e Edi Ramës - Bota Sot
Profesori i Parisit e quan tragjike që Baton Haxhiu nuk alarmohet nga injoranca e Edi Ramës

Aktuale

Profesori i Parisit e quan tragjike që Baton Haxhiu nuk alarmohet nga injoranca e Edi Ramës

Nga: N.Sh Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 15:28
Edi Rama dhe Baton Haxhiu

Profesori i Parisit Nezir Kraki ka reaguar për hartën e publikuar nga kryeministri Edi Rama, ku Kosova është pjesë e Serbisë.

Kraki thotë se Edi Rama aq mirë e njeh Kosovën sa që nuk e sheh mosprezenvës e saj në hartën e Serbisë.

Sipas tij, është tragjike se si nuk alarmohet Baton Haxhiu nga injoranca gjeografike e shtetit shqiptar.

“Siç duket, vizioni strategjik i Shqipërisë si kujdestare e kombit shqiptar në Ballkan ka rrëshqitur drejt strategjisë serbe duke e asistuar atë në vizionin e saj (botërisht të njohur përveç nga Rama) të panserbizmit dhe antishqiptarizmit”, shkruan Kraki në postimin e tij në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni postimin e plotë:

Kosova e Edi Ramës është Serbia

Aq mirë e njeh Edi Rama Kosovën saqë nuk e heton fare mosprezencen e saj në hartat e Serbisë të cilat tash ky vet i proklamon përmes kanalit propagandistik dhe qesharak ERTV.

Dhe çka është edhe më tragjike, as ministri i tij i punëve të jashtme Baton Haxhiu nuk alarmohet nga injoranca gjeografike e shefit fuqiplotë.

Siç duket, vizioni strategjik i Shqipërisë si kujdestare e kombit shqiptar në Ballkan ka rrëshqitur drejt strategjisë serbe duke e asistuar atë në vizionin e saj (botërisht të njohur përveç nga Rama) të panserbizmit dhe antishqiptarizmit.

Kam muaj që tentoj ta deshifroj këtë sjellje vetshkatërruese të këtij kryeministri izolues dhe nuk ia dal dot.

Sjelljen e tij prej oligarki despotik brenda Shqipërisë e kuptoj sepse e kemi kuptuar të gjitjë hallin e tij, por s’marr vesh pse duhet të jetë kaq i dëmshëm dhe kaq kundërproduktiv edhe në trevat tjera me shqiptarë?!

Tash që kryeqendër e Kosovës u bë Beogradi nuk habitem që edhe Serbia të bëhet Kosovë për Edi Ramen. Tekefundit, ky ka shprehur armiqësi dhe kritika veç ndaj Kosovës (dhe kryeministrit të saj, asnjëherë ndaj vendit mik, Serbisë, dhe vëllait pro-evropian, Vuçiqit.

A ka dikush sqarim se unë po dorëzohem?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat