Miftaraj: Prokuroria Speciale me mosveprim po amniston korrupsionin e nivelit të lartë

Aktuale

Miftaraj: Prokuroria Speciale me mosveprim po amniston korrupsionin e nivelit të lartë

Nga: Albulena Jahaj Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 15:42
IKD

Konfiskimi i pasurive është mjet thelbësor, është mjet i fortë dhe ligji duhet të zbatohet” kështu është vlerësuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi IKD, por që ne realitet ky institute tregon se tri viteve të fundit numri i lëndëve dhe personave të përfshirë në raste të korrupsionit është duke u zvogëluar ndërsa bën thirrje për ngritjen e cilësisë së punës dhe qasje më aktive të Prokurorit të Shtetit në hetimin dhe ndjekjen e korrupsionit të nivelit të lartë dhe gjykimit në gjykata.

Ehat Miftaraj drejtor nga IKD ka thënë për “Bota Sot” se Raporti i publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vënë në pah mungesën e lidershipit dhe vullnetit në sistemin Prokurorial për të ushtruar kompetencat dhe përgjegjësitë që ua garanton dhe obligon ligji.

“Me vet faktin se Prokuroria Speciale gjatë këtij viti nuk ka ngritur as edhe një aktakuzë të korrupsionit të nivelit të lartë, është dëshmi se ky sistem me mosveprim po amniston korrupsionin e nivelit të lartë, në kohën kur vetëm në dy vitet e fundit në publik janë ekspozuar me dhjetëra skandale me vlera deri në dhjetëra miliona euro”, ka thënë Miftaraj. Sipas tij me këtë lidership në Prokurorin e Shtetit edhe nuk mund të pritet që kjo qasje të ndryshoj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat