Kaq migrantë kanë hyrë në territorin e Kosovës këtë vit

Aktuale

Kaq migrantë kanë hyrë në territorin e Kosovës këtë vit

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 15:52
Forumi i ministrave për drejtësi dhe punë të brendshme të Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor”

Në Shkup është mbajtur “Forumi i ministrave për drejtësi dhe punë të brendshme të Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor”, në kuadër të kryesimit të Finlandës me Këshillin e BE-së.

Në këtë Forum, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa para të pranishmëve ka biseduar për temat si: migracioni, terrorizmi dhe krimi i organizuar.

Me këtë rast, ministri Mustafa tha se menaxhimi i flukseve të migrantëve, luftimi i kontrabandimit me migrantë dhe menaxhimi i integruar i kufirit është prioritet kryesor por edhe të në njëjtën kohë edhe sfidë kryesore.

“Ndryshimi i rrugëve të lëvizjeve migratore e cila ka ndikuar në rritjen e numrit të migrantëve dhe refugjatëve në Ballkanin Perëndimor është reflektuar edhe në Kosovë. Gjatë këtij viti janë 1 mijë e 600 migrantë që kanë hyrë në territorin e Kosovës apo 300 për qind më shumë se vitin e kaluar”, tha ministri Mustafa.

Ai bëri të ditur se deri më tani Kosova ka pasur kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e të gjithë migrantëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kryerjen e procedurave të nevojshme.

Sa i përket çështjes së terrorizmit, ministri Ekrem Mustafa tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të forcojë bashkëpunimin me të gjitha shtetet e rajonit pa dallim dhe të kontribuojë në përpjekjet e rajonit, Bashkimit Evropian dhe Aleancës Globale kundër ISIS në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

“Ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi vazhdojnë të mbesin një nga kërcënimet kryesore të sigurisë vendore dhe globale. Reagimi efikas ndaj terrorizmit kërkon përfshirjen e të gjitha shteteve, agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, shoqërisë civile por edhe qytetarëve”, tha ministri Mustafa.

Ndërkaq, për temën e tretë, krimin e organizuar ai tha se një nga prioritet kryesore për vitin 2020 është ngritja e kapaciteteve për zbatimin sa më efektiv të ligjeve të reja por edhe në forcimi e konceptit të policimit të udhëhequr nga inteligjenca, hetimeve të integruara financiare dhe luftimin e shpëlarjes së parave.

Gjithashtu, në këtë forum kanë marrë pjesë komisionari Dimitris Avramopoulos, ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe disa agjenci të BE-së, si EUROPOL, EUROJUST, FRONTEX, EMCDDA dhe EASO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat