Lajmi i fundit nga KQZ: Kaq vendvotime janë rinumëruar

Aktuale

Lajmi i fundit nga KQZ: Kaq vendvotime janë rinumëruar

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se QNR-ja po vazhdon rinumërimin për të cilën vendosi PZAP-ja.

Elezi njoftoi se deri në ora 16:00 janë rinumëruar 66 vendvotime, ku në përgjithësi deri tani janë rinumëruar 772 apo 55%.

Ai tha se edhe 635 vendvotime të tjera kanë mbetur pa u rinumëruar.

“Në QNR është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Vetëm gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, janë rinumëruar 66 vendvotime, ndërsa në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara është 772 apo rreth 55%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera”, tha Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat