Vjosa Osmani flet për Qeverinë e re dhe dialogun me Serbinë

Aktuale

Vjosa Osmani flet për Qeverinë e re dhe dialogun me Serbinë

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 19:06
Pamje nga takimi

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me zyrtarë të lartë  dhe diplomat evropian në Kosovë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ndër temat të cilat janë biseduar, janë përpjekjet rreth formimit të Qeverisë së re si dhe qëndrimet e LDK-së rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë:

Sot takuam Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, z.Lorenzo Guerini ku diskutuam rreth bashkëpunimit të deritanishëm me Italinë si dhe me NATO-n në fushën e sigurisë si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen. 

Gjatë ditës gjithashtu pritëm të Dërguarin e Posaqëm për Ballkanin Perëndimor të Norvegjisë, z.Arne Sannes Bjórnstad, ku diskutuam lidhur me përpjekjet rreth formimit të Qeverisë së re si dhe qëndrimet e LDK-së rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe rreth çështjeve të tjera me prioritet.                      

Në takim me delegacionin e EBRD-së, udhëhequr nga z.Mattia Romani, ndërkaq, diskutuam lidhur me prioritetet e institucioneve te ardhshme në përkrahjen e sektorit privat, rritjen e punësimit dhe për projektet infrastrukturore që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Sot poashtu takuam Ambasadoren holandeze në Kosovë, Gerrie Willems, ku poashtu e njoftuam rreth prioriteteve të cilat, sipas LDK-së, duhet të jenë në fokus të institucioneve te reja dhe në veçanti ato që ndërlidhen me sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit e korrupsionit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat