Frashër Demaj zbulon skenarin e qeverisë së Serbisë, ja pse i armatoste falas shqiptarët

Aktuale

Frashër Demaj zbulon skenarin e qeverisë së Serbisë, ja pse i armatoste falas shqiptarët

Nga: V.R Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 19:52
Frashër Demaj

Historiani dhe tashmë deputeti më i ri në Parlamentin e Kosovës nga radhët e LDK-së, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka deklaruar se duke hulumtuar dokumentet diplomatike të Britanisë së Madhe, ka rezultuar se qeveria e Serisë i ka dhënë armë falas shqiptarëve në Kosovë për t’i frikësuar e vrarë serbët lokal.

Kjo del të jetë në raport të zv.konsullit Harry Llamp dërguar Ministrisë së Jashtme.

Postimi plotë:

Duke studiuar dokumentet diplomatike të Britanisë së Madhe:

Nën konsullata e Mbretërisë së Bashkuar.

Selanik më 17 shtator 1912

Raport i zv. konsullit Harry Llamb dërguar Ministrisë së Jashtme në të cilin në mes tjerash thuhet:

... Qeveria e Serbisë u ka dhënë armë falas shqiptarëve në Kosovë për t'i frikësuar e vrarë serbët lokal në mënyrë që të krijoj pretekst për të ndërhyrë ushtarakisht duke i akuzuar shqiptarët se po vrasin e masakrojnë popullsinë sllave në Kosovë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat