Milazim Krasniqi thotë detyra e Ramës është shkatërrimi, zbërthen mesazhin e tij me hartën

Aktuale

Milazim Krasniqi thotë detyra e Ramës është shkatërrimi, zbërthen mesazhin e tij me hartën

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 19:51
Milazim Krasniqi

Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka thënë se është provokim veprimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, cili ka publikuar hartën e Serbisë në të cilën përshihet edhe Kosova brenda territorit të saj.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante: nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi”.

Postimi i plotë: 

Edi Rama nuk ka gabuar me hartën, ai thjesht ka provokuar. Kushdo që e njeh stilin e tij arrogant e hakmarrës, e ka lehte ta kuptojë këtë provokim të tij të radhës. Me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante: nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi. Kjo është e tëra. As mos e akuzoni, as mos e mbroni. Ai është i atillë. Siç më tha para pak ditësh në Tiranë, një shok i tij i shkollës, detyra e Ramës është vetëm shkatërrimi. Ka një njoftim të qartë në Shpalljen finale Hyjnore për udhëheqësit mizorë, pra, se cilëve popuj u hipin udhëheqësit mizorë mbi krye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat