Më 28 Nëntor, në diten e flamurit, festë dhe protestë në Preshevë. Do ketë kerkesa ultimative për Beogradin, Prishtinën, Tiranën dhe Brukselin!

Aktuale

Më 28 Nëntor, në diten e flamurit, festë dhe protestë në Preshevë. Do ketë kerkesa ultimative për Beogradin, Prishtinën, Tiranën dhe Brukselin!

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Preshevë, 19 nentor -Nën organizimin e OVL e UÇPMB-së më 28 nëntor në kryeqytetin e Luginës në Preshevës do të mbahet një protestë e madhe gjithpopullore me moton “Boll më – Lugina e Preshevës kerkon zhgjidhje” ku do të marrin pjesë të gjitha subjektet politikë shqiptarë të Luginës. Njëkohesisht ne kete dite me rastin e Dites se flamurit, pas protestes do te kete feste sikur ne Vlore, Tirane, Prishtinë, Shkup, Tuz, Janine, ashtu edhe ne Presheve, Bujanoc dhe Medevegjë.

Me 28 Nentor Presheva do te del me kerkesa te fundit (ultimative) drejtuar Beogradit, Prishtinën, Tiranën dhe Brukselit qe te ndalin lojën me shqiptaret e Luginës!

Nga organizatoret mesohet se me 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, në qytetin e Preshevës do të mbahet një marsh masiv protestues me moton “Boll më – Lugina e Preshevës kerkon zhgjidhje”!..

Inciator i kësaj proteste është OVL e UÇPMB-së e përkrahur nga të gjitha subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar si dhe organizatat tejra joqeveritare.

Nga burimet mësohet se Marshi protestues gjithëpopullor me  28 Nentor 2019 do te nisë në ora 11:00, i cili fillon nga Shtëpia e Kultures ‘Abdulla Krashnica’ në Preshevë.

Vlenë të theksohet se kjo ngjarje do të jetë nga të rrallat ku i tërë spektri politik i njohur për përçarje të skajshme ka arritur të unifikohet pë këtë çështje.

Sa i përket motos se przestes “Boll më – Lugina e Preshevës kerkon zhgjidhje” mund te thueht se shiptaret e Medvegjes, Bujancoti dher Preshevës sa jane te harruar nga Beogradi, po aq edhe nga Prishtina dhe Tirana. Lugina ne fakt nuk eshte harruar bash e teresishme, qe ne fakt edhe Prishtina dhe Tirana bene fushate me shqiptaret e Luginës me “rezoluta” “marrveshje” e premtime te kota qe deri tash ansjera s ‘eshte realizuar madje as premtimi ne shtetin e Kosoves per t’u furnizuar shqiptaret nga Lugina me dokumenete identifikimi te cilet sot e kesaj dite ata ne token e vetë shqiptare njihen “azilant” edhe pse luftuan, e cliruan Kosovën duke sakrifikuar jeten?!

Me këto vizita ne Luginene Prehshevës  nga disa personnalitete nga Tirana e Prishtina behn me shume per fushata dhe interesat vetiake gjoja jemi duke u “kujdesur” për ta?! qe ne fakt deri tash asgje skane bere per Luginën. Thene shkurt lideret e Tiranes dhe Prishtnës vijne ne Lugine me shume per ekskurzion per ta ngrenë nje fli dhe kingj, te cilet largohen  nga Lugina na mijera euro n’xhep dhuruar nga lideret e Luginës te cilet bejne fushate me këto vizita.

Merre me mend Prishtina s’eshte ne gjendje te siguroj nje Abetare apo Tirana te zgjidh problemin e njohjes se diplmave, atehere cfare mund te pritet nga ato, nga “gardianët” e ashtuqujatur, për shqiptaret jashte Kosoves dhe Shqiperisë?!

Sidoiqfte, organizatoret dhe perfaqesuiesti nga Lugian e Preshves sot i kane then agjencise se lajemeve “Presheva Jonë” se me 28 Nentor, diten e festes dhe protestes do te kerkojne ndihme nga Shqiperia si aleate e NATO-s (jo nga Prishtina se ajo njehere veten sun po e drejton) që përmes faktorit nderkombetar t’i bejne presion Beogradit per te hequr dore nga politikat diskriminuese ndaj shqiptareve etnik ne Luginen e Preshevës,  duke kerkuar largimin e ushtrise dhe makinerise luftarake (tanke) nga vedebanimet shqiptare, te ndalen provokimet serbe me aeroplan mbi qatit e shtepive si dhe inkudrimin e Lugines se Preshevës  ne procesin e dialogut ne Bruksel etj, sepse Beogradi qe 20 vite Luginen e Presheve e mban ne etër, as ne lufte e as në paqe?!

Me 28 Nentor Presheva prtiet nga organizatoret e protestes gjithpopullore te dilet me kerkesa te fundit (ultimative) drejtuar Beogradit, Prishtinën, Tiranën dhe Brukselit qe te ndalin lojë me shqiptaret e Luginës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat