Donald Trump fut në rekordet ‘Guinness’ artistin nga Kosova

Aktuale

Donald Trump fut në rekordet ‘Guinness’ artistin nga Kosova

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 20:56
Donald Trump

Artisti Alkent Pozhegu është tre herë i certifikuar nga Guiness. Së fundmi, ai ka arritur të futet në librin Guiness për portretin më të madh të krijuar me drithëra të ndryshme, të Presidentit amerikan Donald Trump. Pozhegu ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur edhe më shumë për pasionin e tij të madh për artin dhe çmimet e fituara.

Per realizimin e mozaikut të Donald Trump, ai ka punuar rreth dy vite e gjysmë. Materialet që ka përdorur janë: Misër, oriz, fara luledielli dhe grurë. Për mozaikun janë përdorur 4000 kg drithëra. Përmasat janë 20×26. 560m2. Titulli i fituar për këtë mozaik të realizuar është: ‘Largest Grain Image’.

“Një durim i jashtëzakonshëm. Kravata është bërë me misër të kuq, fytyra me misër të bardhë, flokët i ka me pak grurë, vetullat janë me farë luledielli. Kam bërë disa prova, deri sa të gjeja momentin final, në mënyrë që të shihet dhe të pranohet nga rekordi Guiness”, thotë ai.

 Pozhegu është rekordmbajtës i rekordeve boterore të Guinness: ‘Largest Grain Mosaique’ (30 Maj 2014) dhe ‘Largest Seed Mosaique’ (15 Maj 2017).

Rekordet jo të pranuara: Skulpturë me fruta 30 metra gjatësi (16 Qershor 2012) dhe Pema më e madhe nga Frutat (29 Maj 2015).

Më parë ka fituar Guiness për mozaikun me dy emrat e futbollistëve Cristiano Ronaldo dhe Messi. Në vitin 2017 me mozaikun e Rita Orës dhe së fundmi me mozaikun e Donald Trump.

Nëse nuk iu hapet videoja klikoni për ta parë ne youtube..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat