“Novosti”: Shqiptarët e Preshevës kërkojnë që lugina të bashkohet me Kosovën

Aktuale

“Novosti”: Shqiptarët e Preshevës kërkojnë që lugina të bashkohet me Kosovën

Nga: F.B Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Shqiptarët e jugut të Serbisë kanë paralajmëruar se me 28 nëntor do të shënojnë Ditë e Flamurit kombëtar të Shqipërisë, duke organizuar marshin protestues me qëllim që të tërhiqet vëmendje në kinse diskriminimin , por nuk fshehin se kërkesa themelore e tyre do të jetë bashkimi i luginës me Kosovën, shkruan “Blic” përcjell “Bota sot”.

Prapa këtij organizimi qëndron Shoqata e Veteranëve të UÇK-së për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc (OVPBM). Kryetari i kësaj shoqate Nazmi Hajredini ka thënë për "Novosti", se pret një numër të madh të qytetarëve që do marrin pjesë në këtë marsh proteste me të cilin dëshirohet të iu tërhiqet vërejtja të gjithë institucioneve për diskriminimin e shqiptarëve në jug të Serbisë.

“Diskriminimi nga viti në vit po rritet, kërkesa jonë themelore është bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, kjo nuk është kërkesë e politikanëve por vullneti i qytetarëve” ka thënë Hajredini.

Ai theksoi se tubimi do të jetë i qetë e paqësor, ku do të marrin pjesë shqiptarët e Bujanovcit dhe Medvegjes. Ndonëse liderët e shqiptarëve në luginë nuk janë shprehur lidhur me këtë marsh, sipas kreut të veteranëve ata kanë mbështetje nga të gjitha subjektet politike.

Deputeti nga Bujanovci Nenad Mitroviç ka thënë për "Novosti", se nuk është i befasuar me paralajmërimin e kësaj proteste të shqiptarëve, që çdo 28 nëntor e shfrytëzojnë për pasimin e ndonjë ideje politike.

“Ky është edhe një provokim me qëllim të nxitjes së jo stabilitetit në komunat në jug të Serbisë. Çdo vit në ato tubime ka më pak e më pak njerëz. Gjatë vitit 2004 në rrugë ishin mijëra shqiptarë, ndërsa tash ai numër është shumë më i vogël dhe shënimi i kësaj dite bëhet në shtëpi të kulturës.

Sipas njoftimeve të para, tubimi në Preshevë do të organizohet me moton “Boll ma, Lugina kërkon zgjidhje", ndërsa mbështete edhe nga Bashkësia Islame e këtyre komunave.

Protesta do të filloj në ora 11.00, ndërsa në te pritet të lexohen kërkesat të cilat do të i dërgohen edhe institucioneve shtetërore edhe ndërkombëtare.

Shoqata e veteranëve të UÇPMB është themeluar që nga viti 2004 dhe organizon manifestimin “Ditët e komandant Lleshit” ku përkujtohet dhe nderohet rënia e komandantit të UÇPMB-së Rizvan Qazimi- komandant Lleshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat