Kryeministri në detyrë merr pjesë në konferencën “Small-Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”

Aktuale

Kryeministri në detyrë merr pjesë në konferencën “Small-Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 11:53
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në konferencën “Small-Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”, organizuar nga ambasada e Finlandës në Prishtinë në bashkëpunim me UBT.

Në një komunikatë dërguar nga zyra e kryeministrit  kryeministri në detyrë  tha se Kosova është para dy sfidave që i ka në vete, e që njëra ka të bëjë me urgjencën apo nevojën e zhvillimit ekonomik, presionit të madh që e kemi që të nisemi në ekonomi ose edhe të rritemi, dhe e dyta është kujdesi ndaj të gjitha vlerave apo ambientit ku ndodh kjo ekonomi.

“Zakonisht ekonomitë në urgjencë të zhvillimit bëjnë kompromise të dhimbshme në ambient, resurse dhe në të gjitha aspektet tjera rrethanore. Për fat të mirë Kosova nuk është vetëm në këtë fazë të zhvillimit të vet dhe është vërtetë për t’u falënderuar angazhimi i ambasadës së Finlandës që është edhe kryesuese e BE-së që ka gjetur kohë, mundësi dhe resurse që ta përkrah edhe një debat të këtillë të zhvillimeve inovative, të bizneseve inovative por edhe të efektit ose të aspekteve ekosistem në Kosovë”,  ka thënë Haradinaj.

Gjatë fjalimit, kryeministri në detyrë Haradinaj potencoi faktin se i mirëpresin këto energji që vijnë prej partnerëve në këtë rast prej BE-së, UNDP-së, prej Amerikës dhe shpresojnë që do të ndikojnë tek ne, ndërkaq dha disa të dhëna numerike se çka ndodh në Kosovë me biznese, me ato që fillojnë, sa prej tyre janë dhe të çfarë veprimtarie janë.

“Janë 2462 ndërmarrje të regjistruara dhe 96 për qind e tyre janë biznese të vogla, të cilat janë në rrugë e sipër për ta zgjeruar veprimtarinë e tyre, por për fat të keq nuk kemi pasur ndonjë kompani të regjistruar në vitin 2018 me mbi 250 të punësuar, që ta konsiderojmë si kompani të madhe. Më së shumti biznese operojnë në Prishtinë me 705 ndërmarrje, për të pasuar me Ferizajin me 224, Prizreni 208, Peja 147, Gjilani 144 dhe Gjakova 113”, thuhet në komunikatën e zyrëës së kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat