Haziri merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

Aktuale

Haziri merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 16:18
Lutfi Haziri, Arban Abrashi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Arban Abrashi po marrin pjesë në punimet e Kongresit të Partive Popullore Evropiane, ku do të zgjedhet Presidenti dhe Zv. Presidentët e ri, të kësaj familje të madhe politike.

"Gjatë këtij kongresi emra të mëdhenj të demokracisë evropiane, si Tusk, Tajani, McAllister etj, do të shpalosin vizionin e tyre, për Bashkimi Evropian, përfshirë Ballkanin perendimor.

Lidhja Demokratike e Kosovës, si antare e EPP-së, do të kontriboj në diskutime, përpilimin e rezolutave dhe debatet në “side events” të Kongresit.

LDK falenderoi edhe Presidentin Joseph Daul, për pëkrahjen dhe angazhimin e deritanishëm për proceset integruese të Kosovës", thuhet në njoftimin e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat