Lutfi Haziri jep lajmin e “madh” për koalicion me VV-në e Albin Kurtit

Aktuale

Lutfi Haziri jep lajmin e “madh” për koalicion me VV-në e Albin Kurtit

Nga: N.H Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 17:47
Albin Kurti dhe Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur edhe njëherë sa i përket koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haziri konfirmon se nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni mes LDK-së dhe VV-së.

Tutje, ai gjithashtu thekson se mes këtyre subjekteve nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’.

“Mos keni dert. Nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar. Janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e poltikave terciale. Arsyeja e vetmeve e vonesave është cështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit. Nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’”, shkruan Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat