Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, morri pjesë në hapjen e ekspozitës “The Velvet Revolution”.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kjo ekspozitë u mbajt me rastin e përkujtimit të ngjarjeve nga historia e Çekisë dhe Sllovakisë.
Ekspozita shfaq ndarjen e Çekosllovakisë përmes Revolucionit të Kadifenjtë më 1989, duke rezultuar në krijimin e dy shteteve të pavarura në mënyrë paqësore.
Shkrimi i plotë i tij:
Me rastin e përkujtimit të ngjarjeve nga historia e përbashkët e Çekisë dhe Sllovakisë, me ftesë të ambasadës çeke në vendin tonë, kënaqësi të merrja sonte pjesë në hapjen e ekspozitës “The Velvet Revolution”, që shënon ndarjen e Çekosllovakisë, përmes Revolucionit të Kadifenjtë më 1989, duke rezultuar në krijimin e dy shteteve të pavarura në mënyrë paqësore.