Haradinaj merr pjesë në Ditën e Mbretit: Belgjika gjithmonë i qëndroi në krah vendit tonë

Aktuale

Haradinaj merr pjesë në Ditën e Mbretit: Belgjika gjithmonë i qëndroi në krah vendit tonë

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 21:03
Pamje nga takimi

Kryeministri në largim, Ramush Hardinaj mori pjesë në Ditën e Mbretit me ftesë nga ambasadori belg në Kosovë.

Haradinaj tha se Belgjika si shtet mik, gjithmonë i ka qëndruar në krah vendit tonë dhe për këtë jemi të përkushtuar që kjo miqësi të avancohet në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat.

Postimi i plotë:

Me dëshirat më të mira për mirëqenien e popullit belg, mora pjesë në shënimin e Ditës së Mbretit, me ftesë nga ambasadori belg për Kosovë, François Bontemps dhe shefi i zyres belge në vendin tonë, Jean-Louis Servais. Belgjika si shtet mik, gjithmonë i ka qëndruar në krah vendit tonë dhe ne jemi të përkushtuar që këtë miqësi ta avancojmë në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat