Dita Botërore e Filozofisë shënohet edhe në Kosovë

Aktuale

Dita Botërore e Filozofisë shënohet edhe në Kosovë

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 07:54
Ilustrim

Dita Botërore e Filozofisë është vendosur të shënohet në vitin 2002 nga UNESCO për të nderuar reflektimin filozofik në të gjithë botën me hapjen e hapësirave të lira dhe të qasshme.

Objektivë e Ditës Botërore të Filozofisë është të inkurajojë njerëzit nëpër botë të shfaqin trashëgiminë e tyre filozofike dhe të hapin mendjet e tyre për ide të reja, duke inspiruar debate publike ndërmjet intelektualëve dhe shoqërisë civile mbi sfidat me të cilat përballet shoqëria jonë.

Në Kosovë, Shoqata e Filozofëve të Kosovës dhe Departamenti i Filozofisë së Universitetit të Prishtinës shënojnë Diten Botërore të Filozofisë për të dhjetin vit radhazi.

Ata kanë organizuar një konferencë të quajtur "Filozofia dhe Natyra" e cila mbahet sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat