Miftaraj ironizon me Shpend Maxhunin: Kthehet Skënderbeu në Policinë e Kosovës

Aktuale

Miftaraj ironizon me Shpend Maxhunin: Kthehet Skënderbeu në Policinë e Kosovës

Nga: G.B Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 09:26
Shpend Maxhuni

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pas lajmit se Shpend Maxhuni, ish shef i AKI-se, do të kthehet sërish në Polici, ku ishte dhe drejtor i përgjithshëm.

Përmes një postimi në llogarinë e tij ne Facebook, ai ka ironizuar duke thënë se po kthehet Skënderbeu në Policinë e Kosovës, derisa këtë e ka quajtur lajm fantastiko-shkencor, përcjell Bota sot.

“Misioni ne AKI u përmbyll me sukses! Vazhdojmë tani me Policinë”, ka shkruar ndër të tjera Miftaraj.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Kthehet Skenderbeu ne Policine e Kosoves! Çfarë lajmi fantastiko-shkencor.

Po e paramendoj adresimin e Skenderbeut para menaxhmentit dhe mases se policeve:

E shoh se keni filluar ne shkaterrimin e grupeve dhe rrjeteve kriminale brenda policise. Kjo duhet te ndalet ketu dhe menjehere.

Si njeri i sakrificave dhe politikes, e ndjej obligim moral dhe personal te kthehem ne majat e Policise se Kosoves, per te vazhduar me permbushjen e objektivave qe me mbeten ne gjysme.

I mbesim besnik padroneve dhe politikes deri ne vet sakrifikim.

Misioni ne AKI u permbyll me sukses!

Vazhdojme tani me Policine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat