Shpenzimet e këshilltarëve të Haradinajt, reagon Avni Arifi

Aktuale

Shpenzimet e këshilltarëve të Haradinajt, reagon Avni Arifi

Nga: G.B Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 09:56
Avni Arifi

Pas lajmit të publikuar për shpenzimet e këshilltarëve të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar ish shefi i kabinetit të tij, Avni Arifi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ato shpenzime nuk janë vetëm të Avni Arifit e as të shefit të stafit të kryeministrit, por edhe të shefit për bisedime me Serbinë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se derisa nuk ka pasur ministri për dialog e as fond të veçantë, shumë nga shpenzimet e dialogut janë mbuluar nën emrin e tij dhe nga kartela e tij.

Ai ka thënë se është për keqardhje mënyra e sqarimit të shpenzimeve nga ana e Zyrës së Kryeministrit.

Shpenzimet e këshilltarëve të Haradinajt, reagon Avni Arifi

Ne shtypin ditor të Kosovës është lakuar emri im si protagonist i shpenzimeve gjatë qëndrimit tim 20 mujor nē Zyrën e Kryeministrit. Dua të potencoj se këto nuk janë shpenzime të Avni Arifit e as vetēm të shefit të stafit të Kryeministrit por edhe të shefit pēr bisedime me Serbine. Qeveria në largim nuk ka pas ministri për dialog siç ka pas më parë Qeveria e mëparshme e as fond të posaqëm për bisedime siç ka pas gjithmonë. Shumë nga shpenzimet e dialogut që janë krijuar në vitin 2018 janë mbuluar nga ZKM nën emrin tim dhe kartela që e kam pas. Po ashtu nē disa raste faktura të ngjarjeve të përbashkëta të kabinetit janë mbuluar nga kartela ime.

Pēr keqardhje mënyra e sqarimit të shpenzimeve nga ana e Zyrës së Kryeministrit e edhe më keq kategorizimi i shpenzimeve. Me një kategorizim të tillë tërësisht skandaloz ēshtë tërësisht i kuptueshëm cdo konkluzion edhe kur është i pasaktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat