Nasim Haradinaj tregon a u bë pishman që u bë argat i Kadri Veselit

Aktuale

Nasim Haradinaj tregon a u bë pishman që u bë argat i Kadri Veselit

Nga: N.Sh Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 14:19
Kadri Veseli dhe Nasim Haradinaj

Nënkryetari i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka folur se a është pishman që e ka përkrahur PDK-në në zgjedhjet e 6 tetorit.

I pyetur se a është pishman që është bë argat i Kadri Veselit, ai tha “kurrë”, shkruan gazeta "Bota sot".

“Unë jam njeri që nuk bëhem shpesh pishman, sepse unë nuk i marr vendimet e ngutura, shpesh përgjigjem shpejt dhe do mendojnë që ndoshta nuk e trajtoj një diçka të mirë, por unë kur marr një vendim e di që e kam rezonu mirë shumë”, ka thënë Haradinaj.

“Ka qenë një emision që i ka qit në sprovë të gjithë politikanët tanë fatkeqësisht, me viza të kuqe dhe për mua ka qenë një provokim i rëndë por i dobishëm për me sqarua popullin se si mendojnë politikanët tanë”, tha tutje Haradinaj.

Haradinaj tutje tha se ai nuk ka kalua në PDK, por u ka bë një argat siç e quan ai.

“Unë s’kam kalua në PDK, këtu është problemi sepse njerëzit nuk e logjikojnë. Një argat është një argat, unë nuk kam kalua në PDK por kam qenë ish PDK dhe mund të kaloj ku të dua dhe ka të kam qejf unë”, vazhdoj tutje Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat