Albin Kurti: Shpend Maxhuni as nuk është dashur të dekorohet e lëre të kthehet në polici

Aktuale

Albin Kurti: Shpend Maxhuni as nuk është dashur të dekorohet e lëre të kthehet në polici

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 14:27
Albin Kurti

Dy javë pas dorëheqjes nga pozita e shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Shpend Maxhuni e ka shprehur dëshirën që të kthehet sërish në Policinë e Kosovës.

Maxhuni të mërkurën i është drejtuar Policisë së Kosovës me kërkesën që të kthehet në ndonjë pozitë brenda këtij institucioni. Ai nuk e pati arsyetuar dorëheqjen ditën kur e ka dorëzuar këtë pozitë.

Por në lidhje me këtë, ka folur edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai tha se e përshëndet dorëheqjen nga posti i shefit të AKI-së, por jo edhe dekoratën që mori ditë më parë nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj,.

“Nuk kam sesi mos ta përshëndes dorëheqjen e Shpend Maxhunit por tash aty duhet dikush i cili u përgjigjet këtyre karakteristikave që i përmenda dhe sfidave të kohës të cilët do t’i kalojmë me sukses në anën tjetër”.

“Nuk e kam parë atë kërkesë për rikthimin e Maxhunit në polici por unë kam parë që e kanë dekoruar e që është gabim, se di si e dekorojnë atë njëri por çfarë të bëjmë tash, ndryshimet do t’i fillojmë t’i bëjmë ne, sepse populli dëshiron kështu dhe Kosovës i nevojitet”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat