Associated Press: Albin Kurti vështirë se do ta heqë taksën 100%

Aktuale

Associated Press: Albin Kurti vështirë se do ta heqë taksën 100%

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 14:36
Albin Kurti

Agjencia e lajmeve The Associated Press ka shkruar një artikull për vendimin për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake në një vjetorin e vendosjes nga qeveria “Haradinaj”.

Në artikull vihet në dilemë heqja e taksës nga Albin Kurti, i cili ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovës dhe është pretendentë për ta udhëhequr ekzekutivin kosovar.

Në këtë shkrim kujtohet një deklaratë e Kurtit se vendosja e taksës 100% tregon se vendi ka sovranitet dhe subjektivitet të plotë ndërkombëtarë.

Sipas AP-së si pasojë e taksës 100% asnjë produkt nga Serbia dhe Bosnja nuk po shihet në dyqanet e Kosovës.

Naim Krasniqi, një pronar i dyqaneve të vogla në Kosovë, thotë se tarifa 100% e vendosur një vit më parë nga qeveria është e drejtë pasi Serbia po bllokon të gjitha mallrat nga Kosova.

“Ne mund të jetojmë pa to”, thotë Krasniqi për mallrat serbe, të cilat në dyqanet kosovare tani zëvendësohen kryesisht nga importet nga Kroacia, Maqedonia e Veriut apo Bullgaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat