A është kjo video shkas i ftesës së Haradinaj në Gjykatën Speciale?

Aktuale

A është kjo video shkas i ftesës së Haradinaj në Gjykatën Speciale?

Nga: H.O. Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 21:21
Ramush Haradinaj dhe familja Musaj nga Strellci

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dha dorëheqje ende pa e përfunduar mandatin e tij. Ai me lot në sy e bëri të ditur këtë vendim të tij, duke thënë se po e bën si shkak i një ftese që kishte marrë nga Gjykata Speciale.

Mirëpo kjo ftesë nuk e pengoj Haradinajn që të kandidoj sërish për kryeministër. Megjithatë nuk mori votat e nevojshme.

Një video që qarkullon prej vitesh në internet, mund edhe të jetë shkas që ai është ftuar nga kjo gjykatë.

Bota sot disa herë ka raportuar rreth konflikteve të tij me familjen Musaj nga Strellci, që ishte në periudhën të cilën e përfshin edhe Gjykata Speciale.

Kjo video flet për këtë konflikt, që kishte ndodhur në korrik të vitit 2000, kur familja Musaj ishte sulmuar nga kryeministri Ramush Haradinaj. Kështu kishte deklaruar Sadik Musaj për media, vite me parë.

Për këtë rast kishte raportuar edhe Associated Press./BS

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat