Albin Kurti për marshimin e VV më 28 nëntor: Ne e duam bashkimin kombëtar

Aktuale

Albin Kurti për marshimin e VV më 28 nëntor: Ne e duam bashkimin kombëtar

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 21:52
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës,është  pyetur se përse Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë marshim më 28 nëntor në Tiranë.

Ai u shpreh:

"Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF.

Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin.

Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është.

Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat