Nëse nuk dëshmohet krimi me fletëvotimet, atëherë Serbia mund të ndërmerr këto veprime në Kosovë

Aktuale

Nëse nuk dëshmohet krimi me fletëvotimet, atëherë Serbia mund të ndërmerr këto veprime në Kosovë

Nga: M.H Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Kanë kaluar më shumë se një muaj që prej kur Prokuroria e Shtetit është duke hetuar rastin e helmimit të zyrtareve të KQZ-së të cilët u helmuan përderisa filluan t’i verifikonin votat e ardhura nga Serbia. Më 13 tetor, derisa po verifikoheshin pakot me vota të ardhura nga Serbia, 26 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor,dyshohet se u helmuan.

Zyrtarët pësuan alergji pas kontaktit me këto pako. Mirëpo rasti ende nuk është zbuluar as Prokuroria e as Polica e Kosovës nuk kanë mundur të japin një përgjigje në lidhje më këtë temë. Arsyeja dhe nga kush nuk po vazhdon të dihet edhe pse fillimisht është dyshuar që janë helmuar nga pala serbe.

Mirëpo së fundi nuk po përjashtohet mundësia që ka mundur të helmohen nga dikush brenda. Kjo për arsyje që helmimi ka ndodhur në ndërtesën e Ministrisë së Infrastrukturës.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Leon Duhanaj, u shpreh që duhet të mobilizohen të gjitha institucionet në lidhje me këtë çështje në mënyrë që drejtësia të vihet në vend.

Nuk duhet të lihet në veshë të shurdhër pasiqë nuk duhet të jetë dorë e shqiptarit ai që ka kryer këtë marrëzi, përfundoi, Duhanaj.

“Rasti i helmimit të fletvotimeve, në radhë të parë duhet të dalë.analizë.e sakt për llojin e helmit të përdorur. Pas kësaj duhet trajtuar ashtu siç duhet si krim të rëndë. Për ta hetuar një krim të tillë, duhet të mobilizohen të gjitha institucionet relevante me të gjitha kapacitetet, deri sa përgjegjësit të dalin pra drejtësisë, pa marrë parasysh kush janë kriminelët”.

Image
Leon Duhanaj

“Kjo çështje nuk guxon të lihet në veshë të shurdhët, pasi që nëse nuk arrimë ta dëshmojmë krimin, atëherë Serbia do ta përdorë kundër nesh për ta komprometuar shtetësinë e Kosovës. Nuk dua as të besoj që një krim të tillë ta ketë bërë dora e shqiptarit, sepse kjo kishte me qenë përnjëmend fundi i marrëzisë”, përfundoi, Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat