Endrit Shala – kaq shpenzoi nga buxheti i shtetit për bileta, akomodim dhe mëditje

Aktuale

Endrit Shala – kaq shpenzoi nga buxheti i shtetit për bileta, akomodim dhe mëditje

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 23:47
Endrit Shala

Endrit Shala, shefi i kabinetit të Fatmir Limajt, ka harxhuar 9 mijë e 758 euro nga buxheti i shtetit për mëditje, akomodim, bileta…

Si mëditje ai ka marrë 2 mijë e 997 euro, për bileta ka shpenzuar 3 mijë e 757 euro, për akomodim 2 mijë e 863 euro.

Shala për shpenzim të tjera dhe telefon ka harxhuar rreth 140 euro, ndërsa kredit kartelin s’e ka përdorur fare.

Gazeta Insajderi bazuar në kërkesën për qasje në dokumentet publike, ka siguruar shpenzimet e Fatmir Limajt dhe gjithë kabinetit të tij për periudhën shtator 2017-gusht 2019.

Vetëm një ditë më parë Insajderi ka raportuar edhe për shpenzimet që ai dhe 13 zyrtarë të kabinetit të tij kanë bërë për dreka zyrtare – e që shumë e përgjithshme shkon mbi 59 mijë e 438 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat