LDK e do me çdo kusht postin e presidentit të vendit për Isa Mustafën: Kjo është përgjigja e Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

LDK e do me çdo kusht postin e presidentit të vendit për Isa Mustafën: Kjo është përgjigja e Lëvizjes Vetëvendosje

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 00:30
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se ende nuk është koha të bisedohet për pozitën e presidentit.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se bashkë me LDK-në do të kenë kohë të mjaftueshme të bisedojnë për këtë pozitë.

“Nga LDK nuk kemi marrë këso lloj kërkese për pozitën e presidentit. Nuk e di nesër a do të ngritët si çështje apo jo. Nesër do të bisedojnë për zgjedhjet e 6 tetorit. Mendoj që nuk është koha të bisedohet për këtë post. Bashkëpunimi i partnerëve do të jetë i vazhdueshëm, ne do të diskutojmë në vazhdimësi”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se figura e presidentit duhet të jetë unifikuese dhe duke u mbështetur në këtë pikë duhet të mendohet pas dy vjetësh.

“Figura e presidentit është një figurë unifikuese dhe mbi këto duhet të mendohet pas dy vjetësh. Ne besojmë në një qeverisje dinamike që do të prodhojë situata të reja në të cilat do të ketë hapësirë të flasim me partnerët tanë, përfshirë edhe çështjen e dialogut. As çështja e presidentit nuk dallon nga këto çështje, do të ketë kohë të mjaftueshme të bisedojmë”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se nuk mund të spekulojë nëse tema e pozitës së presidentit mund të jetë pika e cila i ndan këto dy parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat