Një serb i bashkohet Vetëvendosjes

Aktuale

Një serb i bashkohet Vetëvendosjes

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:05
Ilustrim

Bojan Bozovic duket se është anëtari më i ri i partisë së Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (VV).

VV-ja në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, doli si partia e parë në vend, duke u bërë kështu mandatare për formimin e Qeverisë së Kosovës. Menjëherë pas fitores në këtë parti kanë filluar edhe aderimet e reja.

Dje VV-së i është bashkuar serbi i Kosovës, Bojan Bozovic.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Bozovic, në dy fotografi të publikuara në Facebook. Në njërën nga fotografitë e publikuara sot, shihet logoja e Vetëvendosjes, teksa ka shkruar: Unë mendoj se është e qartë, por ai që është përgjegjës do ta konfirmojë zyrtarisht atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat