Gjysma e serbëve do të iknin nga Kosova menjëherë

Aktuale

Gjysma e serbëve do të iknin nga Kosova menjëherë

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:35
Ilustrim

Sipas një hulumtimi të organizatës “Aktiv” në veri të Mitrovicës, rezultatet e të cilit janë prezantuar të enjten, 73 për qind e serbëve të anketuar në 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë janë deklaruar kundër idesë për korrigjimin e kufirit, ndërsa 50 për qind e të anketuarve mendojnë se kërcënimi më i madh për sigurinë në Kosovë janë proceset aktuale politike.

Mbi 50 për qind e serbëve të Kosovës nuk e shohin veten në shtetin më të ri (Kosovë) në 5 vjetët e ardhshëm, kanë treguar rezultatet e një analize të realizuar në vitin 2019.

Në hulumtim janë përfshirë kryesisht qëndrimet e bashkësisë serbe në Kosovë lidhur me çështjet më të rëndësishme politike, të sigurisë dhe ato socio-ekonomike. Rezultatet e hulumtimit dhe analizën e rezultateve e ka paraqitur organizata “Aktiv” në veri të Mitrovicës, të enjten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat