Daci paralajmëron Kurtin të mos shkojë askund pa mbrojtje: Ja nga kush rrezikohet

Aktuale

Daci paralajmëron Kurtin të mos shkojë askund pa mbrojtje: Ja nga kush rrezikohet

Nga: D.RR Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 10:33
Nexhat Daci

Nexhat Daci në një intervistë mbrëmë ka thënë se nuk ka pasur dëshirë që Albin Kurti të fitojë, përcjellë "Bota sot".

Mirëpo Daci për Kurtin ka një paralajmërim, që të mos shkojë askund pa mbrojtje, madje mbrojtje 24 orëshe, duke përmendur edhe aksidentin në Shqipëri.

“Zgjedhjet e kanë treguar, ai është anëtari më i mirë i mundshëm, por e kam edhe një zhgënjim në fillim të tij, një zhgënjim të madh sepse aksidenti që ka ngjarë me veturën e tij, sa e di unë në një udhëtim, tregon që nuk ka përvojë në atë strukturë politike se si mbrohet kryeministri i vendit dhe unë besoj që ka shumë vullnete në Ballkan, që në atë aksident apo ndonjë aksident tjetër ta pësojë kryeministri. Duhet të jetë shumë i kujdesshëm”, ka thënë Daci.

“Derisa nuk kujdeset shteti, sepse pa qenë kryeministër nuk mund të kujdeset shteti aq sa duhet, partia e tij dhe ai vetë nuk guxojnë të sillen papërgjegjshëm ndaj sigurisë së tij. Ka tepër shumë njerëz në Ballkan që do të dëshironin më së paku që të lëndohet e të mos jetë i aftë”, ka shtuar më tej ai.

Ai thotë se një kryeministër i Ballkanit, gjithmonë është në rrezik.

“Gjithmonë kam thënë se është një resurs jashtëzakonisht i madh kombëtar, VV-ja, sepse është e shkolluar dhe nuk ka pasur kohë të korruptohet dhe i duhet Kosovës por tani pritshmëritë e mia nuk janë të kënaqshme sepse u zgjat shumë procesi”, ka deklaruar më tej Daci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat