Kelmendi, LDK-së dhe VV-së: Mos na dëshpëroni, ju votuam për ndryshim

Aktuale

Kelmendi, LDK-së dhe VV-së: Mos na dëshpëroni, ju votuam për ndryshim

Nga: V.R Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 13:08
Adriatik Kelmendi

Publicisti dhe gazetari i njohur Adriatik Kelmendi, ka deklaruar se të gjithë po tregohemi entuziastë dhe kemi shprehur lëvdata publike që dy partitë e para po diskutojnë për program të përbashkët.

Por, sipas tij, nëse potencialish dështon ky koalicion do të ishte dëshpërim i madh.

Postimi plotë:

Ne të gjithë po tregohemi shumë entuziastë dhe kemi shprehur lëvdata publike që më në fund dy parti politike po diskutojnë gjatë për program të përbashkēt, para se të flasin për "pazare" postesh, siç kemi parë partitë e tjera deri më tash.

Mirëpo, nëse LVV-ja dhe LDK-ja me muaj flasin për program dhe në fund prishen për poste, do të ishte zhgënjim i papërshkrueshëm.

Një situatë e tillë do të nënkuptonte barazim me atë që kanë bërë partitë deri tash, vetëm se renditja e temave ka ndryshuar, nga "pazaret" në fillim në "pazaret" në fund.

Uroj të mos shohim të ndodh, meqë populli ka votuar për ndryshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat