Tahiri flet për takimin e Kurtit me Sindikalistët, thotë që sindikatat nuk janë mjete në duar të pushtetit

Aktuale

Tahiri flet për takimin e Kurtit me Sindikalistët, thotë që sindikatat nuk janë mjete në duar të pushtetit

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 14:13
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Ableard Tahiri ka reaguar rreth takimit të kreut të VV’së, Albin Kurtit me përfaqësuesit e sindikatave në vendi. Sipas Tahirit, me këtë takim Kurti po synon kapjen e shtetit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se Kurti nuk u takua me sindikalistët për zgjidhje, por për të blerë paqe. Sipas tij, Kurti po synon që të kapë shtetin përmes “kapjes së sindikatave”.

“z. Kurti u kujdes që në vigjilje të hapave të tij si kryeministër i ardhshëm, të marrë masa për të neutralizuar instrumentin më të fuqishëm të përfaqësimit të nevojave kolektive të punëtorëve, sindikalizmin. Nuk ishte aty për zgjidhje, sepse zgjidhjet nuk i ka. Por ishte aty për të filluar kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat