Ja reagimi i Halil Matoshit për hartën që po “ua kafshon shpirtin shqiptarëve të Kosovës” të publikuar në librat e Shqipërisë

Aktuale

Ja reagimi i Halil Matoshit për hartën që po “ua kafshon shpirtin shqiptarëve të Kosovës” të publikuar në librat e Shqipërisë

Nga: N.Sh Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 14:30
Halil Matoshi

Edhe Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës në largim Ramush Haradinajt, ka reaguar për hartën në librin “Qytetaria” të klasës së tetë të Shqipërisë ku paraqitet Kosova si pjesë e Serbisë.

Matoshi thotë se kjo hartë ua kafshon shpirtin shqiptarëve të Kosovës, ku shton se që për 100 vjet histori të përbashkët luftuan për shtet kombëtar.

Matshi thotë se një shpjegim ia kanë borxh atdheut të të parëve, pra Kosovës ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Gent Cakaj ministri i Jashtëm shqiptar.

Lexojeni postimin e plotë:

Në librin “Qytetaria” të klasës së tetë të shkollës 9-vjeçare në Republikën e Shqipërisë, âsht nji hartë e Europës, në të cilën Kosova âsht pjesë e Serbisë dhe jo nji shtet i pavarur.

Kjo hartë shpërfaq terror psikologjik, pra ua kafshon shpirtin shqiptarëve të Kosovës, që për 100 vjet histori të përbashkët, luftuan për shtet kombëtar!

Përderisa Kryeministri shqiptar Edi Rama si shtetar mund të thuhet se nuk ka punë me librat, një shpjegim ia kanë për borxh Atdheut të të parëve, Kosovës, Ministresha e Arsimit Besa Shahini dhe Genti! Ministri i jashtëm shqiptar!?

P.S.

Libri “Qytetaria” nuk âsht i epokës së Enver Hoxhës, ndonëse edhe atëherë Kosova kushte autonomi territoriale dhe politike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat