Iniciativa e Gent Cakajt, kjo është kërkesa e Mustafës

Aktuale

Iniciativa e Gent Cakajt, kjo është kërkesa e Mustafës

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 14:43
Pamje nga takimi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka komentuar takimin e zhvilluar me Ministrin për Evropën dhe për Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur iniciativën e Cakajt, duke kërkuar që të ketë angazhim të shtuar diplomatik e shtetëror në mbështetjen e Kosovës Lindore.

Postimi i plotë:

Është për të përshëndetur dhe e vlerësoj lartë iniciativën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, për të takuar përfaqësuesit e Luginës.

Konsideroj se duhet angazhim të shtuar diplomatik e shtetëror në mbështetjen e Luginës së Preshevës duke sendërtuar një platformë sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes mbrojtjen, avancimin dhe zhvillimin e identitetit kombëtar.

Shqiptarët e Luginës janë të lidhur ngushtë në aspektin kulturor, gjuhësor dhe historik me Republikën e Shqipërisë, duhet të sigurohemi të ndërlidhemi edhe ligjërisht.

Prezenca e Republikës së Shqipërisë në Luginën e Preshevës është qenësore. Formimi I mekanizma të komunikimit dhe konsultimit si dhe mbështetja me projekte konkrete nga Qeveria Republikës së Shqipërisë mbeten jetike për ruajtjen e substancës së tonë kombëtare në Luginë.

Republika e Shqipërisë do të ndërmarrë një set të masave që do ta ri dimensionojnë Republikën e Shqipërisë në konsumimin e nenit 8 të Kushtetutës së saj si dhe do të mundësoj që gradualisht shqiptarët e Luginës së Preshevës të institucionalizojnë mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive duke u mbështet në dokumentet fondamentale ndërkombëtare e padyshim të shtetit shqiptar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat