Kosovë, takim Kurti-Mustafa për qeverisjen e ardhshme

Aktuale

Kosovë, takim Kurti-Mustafa për qeverisjen e ardhshme

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 15:13

(E plotësuar) - Në Kosovë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa zhvilluan sot një takim në kuadër të formimit të koalicionit qeverisës. Dy udhëheqësit thanë se pas çertifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve do të takohen për formimin e qeverisë së re. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërkohë thotë se procesi i numërimit të votave mund të përmbyllet këtë të dielë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, po i konsideron si shumë të suksesshme takimet e deritanishme mes dy partive të cilat dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit.

Mustafa ndonëse nuk pranoi të përgjigjet për postin e presidentit, tha se partia e cila do të del e para pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja, e njejta do ta ketë primatin që ti thërrasë partitë e tjera në koalicion.

“Ne kishim një takim me Z.Kurti para certifikimit dhe vlerësuam procesin e harmonizimit dhe programit qeverisës që është bërë mes dy subjekteve tona dhe erdhëm në përfundim se kemi arritur shumë në këtë drejtim u morrëm vesh që po sa të del certifikimi të ulemi bashkarisht me ekipet dhe të merremi vesh për mundësinë e koalicionit qeverisës dhe formimin e qeverisë së përbashkët. Për poste s’kemi biseduar sot as për ministrat konkrete”.

“Sa i përket listës erbe por edhe partenrëve të tjerë i mbetet atij që del i pari nëse VV-ja del e para ne konsiderojmë që VV-ja ta merr iniciativën dhe ti thërret tjerët dhe agjenda do varet nga partia që certifikohet si partia e parë. Për cështje të ndarjes së ministrive do ju njoftojmë kur të ulemi të bisedojmë”.

 

Kurti: Marrëveshja VV-LDK, menjëherë pas çertifikimit të rezultateve

 Albin Kurti ka folur pas takimit me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, ku edhe ka treguar se janë dakorduar që ta arrijnë marrëveshjen menjëherë pas çertifikimit të zgjedhjeve.

‘Një  orë pas qertifikimit do të takohemi ta bëjmë marrëveshjen pas tri-katër ditëve’, tha Albin Kurti.

Kryetari i VV-së po ashtu tha që beson se çertifikimi të ndodhë në javën e ardhshme. Kurse grupet punuese do të vazhdojnë takimet për harmonizimin e programit qeverisës.

Image

Përfundon takimi Kurti e Mustafa        

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pas takimit, Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë folur për media                   

Kurti e Mustafa vazhdojnë bisedimet për koalicionin

Dy partitë e para të dala nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, VV e LDK-ja kanë filluar sot nivelin politik të bisedimeve për t’u dakorduar edhe në disa çështje të mbetura për koalicionin që mund t’i çojë së bashku në qeveri.

Tashmë në hotelin ku do të mbahet takimi kanë arritur të dy liderët, Albin Kurti i VV-së, e Isa Mustafa i LDK-së. Megjithatë, takimi po mbahet pa praninë e mediave.

Që nga 6 tetori dy partitë kanë filluar takimet në mes të grupeve punuse, derisa, tashmë në nivel të liderëve do të diskutohet për ndarje të ministrive e për dialogun.

Nuk është përjashtuar mundësia që të diskutohet edhe për pozitën e presidentit.

Së shpejti nis takimi Kurti-Mustafa

​Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur në vendin ku pritet të fillojë takimi me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti nuk është parë duke hyrë, por thuhet se është brenda.

Në orën 15:00 pritet të fillojë takimi mea dy liderëve të partive, të cilat po synojnë të formojnë qeverinë e re.

Duke mos i mohuar diskutimet për emërimin e presidentit pas dy viteve, Kurti tha se fokusi i diskutimeve duhet të jetë tek karriget e zbrazëta, si kryeministri dhe kryetarit të Kuvendit që kanë mbetur pa përfaqësues.

Kandidati për kryeministër paralajmëroi se me LDK-në duhet të përshpejtojnë drejt formimit të qeverisë sepse brenda disa ditësh pritet edhe certifikimi i rezultateve dhe brenda 30 ditësh do të ftohet edhe seanca nga presidenti.

Kurti edhe një herë është shprehur i vendosur për të mos përfshirë në koalicion Listën Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat