Lajm i mirë për shoferët për sigurimin e veturave, Ramush Haradinaj merr vendimin

Aktuale

Lajm i mirë për shoferët për sigurimin e veturave, Ramush Haradinaj merr vendimin

Nga: D.RR Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim sot që t’i dërgohet kërkesë me shkrim Guvernatorit të Bankës Qendore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Ai kërkon informatë të detajuar mbi arsyeshmërinë dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim.

Haradinaj thotë se këtë e bëri për shkak të reagimeve të shumta të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Pas vendimit per rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26% dhe pas reagimeve të shumta të qytetarëve, sot i jam drejtuar Guvernatorit të Bankës Qendore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, me kërkesën për një informatë të detajuar mbi arsyeshmërinë dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim.

RH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat