Drejtësia e nevojshme pas luftërave në ish-Jugosllavi

Aktuale

Drejtësia e nevojshme pas luftërave në ish-Jugosllavi

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 16:35
Pamje nga konferenca

Zbardhja e drejtësisë po konsiderohet e nevojshme në transicionin pas luftërave në ish-Jugosllavi për të zbuluar të vërteten e luftrave, pasi kjo do të kontribuojë në proceset e pajtimit mes shteteve ballkanike.

Kështu u tha sot në konferencën që u mbajt për transicionin pas luftërave në ish-Jugosllavi dhe kërkimin e drejtësisë, të organizuar Universiteti Amerikan në Kosovë.

Profesoresha Nevenka Tromp duke folur për konfliktin ballkanik në vitet e 90-ta, tha se krijimi i gjykatës së parë ndërkombëtare për krime të luftës ka theksuar rëndësinë dhe ka rritur pritjet e mekanizmit ndërkombëtar për drejtësi.

Tromp: Kjo do të kontribuoj edhe në proceset e pajtimit

“Krijimi i gjykatës së parë ndërkombëtare  për krime të luftës në të 90-tat ka theksuar rëndësinë dhe ka rritur pritjet e mekanizmit ndërkombëtar për drejtësisë. Përpjekjet e mekanizmit të administroj drejtësinë të zbuloj të vërtetën rreth ngjarjeve të së kaluarës, të ofroj siguri në shoqërinë ende të ndarë pas konfliktit dhe të kontribuoj ne proceset e pajtimit në shoqëritë fragjile të dala nga konfliktet”, tha ajo.

Profesoresha Tromp foli edhe narrativet pas tranzicionit për viktimat, ku kërkojë qasje të njëjtë ndaj secilit rast.

Tromp: Narrativet pas tranzicionit janë një reagim që përfshijnë viktimat që janë të pakënaqura

“Narrativet pas tranzicionit janë një reagim shumë më i gjerë dhe shpesh përfshijnë viktimat të cilat janë tejet të pakënaqura me rezultatet e drejtësisë së krimeve të luftës”, shtoi ajo.

Në lidhje me sistemin e drejtësisë, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari foli për rëndësinë e respektimit të drejtave të njeriut në zona të konfliktit, teksa tha se kjo është një sfidë pasi shpesh herë ato nuk respektohen.

Jashari: Mbrojtja e të drejtave të njeriut në zonat pas konfliktit është sfiduese

“Do të filloja duke thënë se mbrojtja e të drejtave të njeriut në zonat pas konfliktit pasi që të arrijnë marrëveshje të paqes mes palëve në konflikt është një nga objektivat më sfidues.  Normat e të drejtave të njeriut janë shpesh të  interpretuara në tekstin e marrëveshjes së paqes, në veçanti ato të  OKB-së”, tha ai.

Jashari po ashtu tha se rasti i Kosovës është më ndryshe krahasuar me zonat tjerë të konfliktit, pasi sipas tij, OKB-ja nuk ka themeluar ndihma mbrojtëse.

Jashari: Rasti i Kosovës është më ndryshe krahasuar me zona tjera të konfliktit

“UNMIKU u themelua në bazën që ti mbroj dhe promovoj të drejtat e njeriut të drejtuara me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si bazë  e autoritetit ne Kosovë. Megjithatë, rasti i Kosovës është më ndryshe krahasuar me zona tjera të konfliktit, për shkak se OKB-ja nuk ka themeluar  ndihma mbrojtëse i cili është një nga shtetet që merr përsipër administrimin edhe pse i dobët por shtet i pavarur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat