Publikohen pamjet, ky është nipi i Fatmir Limajt që thotë se u sulmua nga komisioneri i Vetëvendosjes

Aktuale

Publikohen pamjet, ky është nipi i Fatmir Limajt që thotë se u sulmua nga komisioneri i Vetëvendosjes

Nga: N.H Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 20:02
Endrit Zabërgja, Fatmir Limaj dhe Valon Hoti

U raportua se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ditë më parë, janë përleshur komisioneri i Nismës, Endrit Zabërgja, me atë të Vetëvendosjes, Valon Hoti.

Endrit Zabërgja, nipi i Fatmir Limajt, u deklarua se është sulmuar nga anëtari i Vetëvendosjes, Valon Hoti.

Mirëpo, përmes një shkrimi në Facebook, Hoti i VV-së ka rrëfyer të vërtetën e tij rreth përplasjes që ka pasur me Nismën Socialdemokrate.

Hoti ka thënë se Endrit Zabërgja e kishte fyer në baza familjare.

Mes të tjerave Hoti kishte theksuar se Lëvizja Vetëvendosje me vëzhguesit e saj nuk kanë lejuar dhe nuk do të lejojnë që vota dhe vullneti i qytetarëve të tjetërsohet.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat