Geci: S’ka gjak shqiptari që s’e donë bashkimin kombëtar, por nuk bëhet me politikanë që sillen kancelarive të armiqve

Aktuale

Geci: S’ka gjak shqiptari që s’e donë bashkimin kombëtar, por nuk bëhet me politikanë që sillen kancelarive të armiqve

Nga: N.Sh Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 20:02
Vëllezërit Geci

Bashkimi kombëtar i shqiptarëve është ide e kamotshme, e cila po na përcjell çdo ditë.

Kauza shqiptare nuk përfundon deri në bashkim kombëtar, mirëpo kjo nuk mund të ndodh njëherë për shumë arsye.

Në televizionet tona kemi shpesh debate për këtë çështje, por aty mungojnë idetë e mirëfillta se kur dhe si mund të ndodh bashkimi i shumë pritur i trojeve shqiptare.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Nebihu, njëri prej shtatë vëllezërve Geci, i cili thotë se tema e bashkimit kombëtar duhet të diskutohet në tavolina të ekspertëve të nivelit akademik, të cilët nuk lëshojnë pikë e as presje, e jo në forma logjike, siç i quan ai, apo diskutime folklorike.

Geci përmes një postimi në Facebook, pohon se, nuk ka gjak shqiptari i cili nuk e donë bashkimin kombëtare, por kjo nuk bëhet me politikanët të cilët sillen nëpër kancelarit e armiqve.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Tema bashkimi i Kosoves me Shqiperine.

Keto tema jane jo relevante per opinionin dhe natyrisht sjellin perçarje dhe ndasi mes qytetareve Shqipetar. Do te doja qe tema e bashkimit te trojeve shqiptare te diskutohet ne tavolina te eksperteve te nivelit akademik me gjakftohtesi duke mos leshuar as pike as presje, qe shqiptaret te afrohen ne forme logjike dhe jo te diskutohet me folklor patriotik apo ne forma ideologjike te cilat e sjellin nje kauz deformues nderqytetare ku ende nuk eshte rregulluar statusi i Kosoves ne forme te prere juridike nderkombetare.

Opinionistet apo ekspertet e vetshpallur i perserisin termet e politikanve analfabet funksional, duke dashur te beje teme bashkimin e trojeve shqiptare per ti mbijetuar politikave te deshtuara dhe antikombetare dhe duke u thirrur tani ne patriotizem, sikur te ishin ata qe vendosin se ku e si te rreshtohen shqiptaret.

Demi me i madhe i trojeve shqiptare jane disa politikan te cilet qe 20 vite sillen ne kancelarit e armiqve tane dhe hapin temat e botes sllave, si p.sh; mini shengeni, prekje te kufijve etj., etj.

Shteti i Kosoves duhet te ndertohet dhe te funksionoi rrjedhshem, dhe njeashtu edhe shteti Shqiptar te rregullohet ne teresi qe aspiratat e kombit te plotesohen ne plotni, dhe tema e bashkimit te vije si nevoje e domosdoshme dhe e arsyshme para opinionit nderkombetar dhe atij kombetar, qe qytetaret e te gjitha trojeve shqiptare te pergjigjen njezeri duke mos pasur kundershtime ne bindje per temen e lartpermendur. Nuk ka shqiptar, qe ka gjak shqiptari qe nuk e do bashkimin kombetar. Por politikanet sekondar i ngrisin keto tema ne kohera jo te duhura, per tu munduar te mbijetojne atehere kur deshtojn teresisht, dhe mu per kete arsye sjellin mjegulla per te mbijetuar. Por kot e kane. Kosova do te behet shtet i njohur edhe nga OKB dhe nje dite do te behet edhe bashkimi kombetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat