Edi Rama e sulmon përsëri Albin Kurtin: Patriot me pizhame - Bota Sot
Edi Rama e sulmon përsëri Albin Kurtin: Patriot me pizhame

Aktuale

Edi Rama e sulmon përsëri Albin Kurtin: Patriot me pizhame

Nga: A.J Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 13:54
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri shqiptar, Edi Rama teksa deklaroi sot se ka qenë ai iniciatori për projektin e Shengenit të Rajonit, tha se për këtë ka pasur shumë debate me me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për këtë çështje.

Mes tjerash, Rama thumboi përsëri Albin Kurtin, i cili ka dalë hapur kundër kësaj forme të Shengenit Ballkanik. Rama tha se patrioti nuk mund të bëhet duke qëndruar me pizhame në shtëpi.

“Kush është kundër Shengenit rajonal, nuk më kupton. Shengeni rajonal është një vizon dhe një këmbëngulje nga ana ime, nga ana jonë, qysh në ditët e para të procesit të Berlinit. Ka qenë i penguar deri para pak muajsh nga presidenti i Serbisë me të cilin kam bërë debate. Nuk mund të bëjmë dot një marrëveshje rajonale mbi tregtinë, nëse nuk bëjmë marrëveshje për lëvizjen e lirë. A do të bashkohen kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë? Kjo kupton heqje të atij trau. Kjo e vendos ne pozicionin më të favorshëm Kosovën. Kosova po vet izolohet brenda kufijve. Mund të bësh dhe patriotin me pizhame dhe të rrish në shtëpi. Historia nuk shkruhet duke qëndruar në shtëpi dhe të bësh patriotin me pizhame”, theksoi ai.

Rama tha se prioriteti i katërt është regjimi i ri në vijën bregdetare. Sipas tij, brenda vitit 2021 do iu shpërndahen pronarëve të gjitha ato toka që rezultojnë të jenë pa konflikte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat