Haradinaj emëron Kreshik Gashin drejtor të AKI-së, e Burim Ramadanin Inspektor të Përgjithshëm

Aktuale

Haradinaj emëron Kreshik Gashin drejtor të AKI-së, e Burim Ramadanin Inspektor të Përgjithshëm

Nga: A.SH Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 15:37
Ramush Haradinaj, Kreshik Gashi dhe Burim Ramdani

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka emëruar Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Burim Ramadanin, në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook duke thënë se profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së

"Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat