Pas emërimit në krye të AKI-së, Kreshnik Gashin dhe Burim Ramadanin si inspektor i përgjithshëm në AKI, ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se aparati politik i PDK-së dhe AAK-së emërohen në AKI, duke politizuar kështu edhe më tej institucionet shtetërore, arsye kjo për humbjen në zgjedhje të PDK-së dhe AAK-së, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se qeveria e re LVV dhe LDK duhet ta “çlirojnë” secilin institucion shtetëror dhe t’i lejojnë profesionistët t’i udhëheqin ato.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Aparatcik politik te PDK dhe AAK emerohen ne AKI
Politizimi i institucioneve shteterore ishte arsyeja pse PDK dhe AAK i humben zgjedhjet, por keto parti po e vazhdojne kapjen e shtetit edhe ne periudhen paszgjedhore!
Kjo tregon sa pak integritet kane politikanet e gjenerates se "cubokracise".
Qeveria e re LVV dhe LDK duhet te "clirojne" secilin institucion shteterore nga aparatciket politik dhe te lejojne profesionistet qe jane besnik vetem ndaj interesit shteteror dhe Kushtetutes ti udheheqin ato.