Bajqinovci paralajmëron shkarkimin e njerëzve të politikës në AKI

Aktuale

Bajqinovci paralajmëron shkarkimin e njerëzve të politikës në AKI

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 16:15
Gashi, Haradinaj dhe Ramadani

Kandidati për deputet, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook, ka folur për emërimin e Kreshnik Gashit, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanit në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së.

Ai në postimin e tij deklaron se kapja e institucioneve të sigurisë po vazhdon edhe me tej.

Bajqinovci mes tjerash paralajmëron se këto vendime do të zhvlerësohen me ardhjen e qeverisë Kurti.

Ja shkrimi i tij:

Kapja e institucioneve të sigurisë po vazhdon.

PDK dhe AAK i kapin brutalisht dy institucionet e sigurisë siç janë AKI dhe Inspektoriati i AKI-së duke i emëruar eksponentët e vet në pozita kyqe.

Ish- sekretari i MPJ-së Kreshnik Gashi në kohën kur Hashim Thaçi ishte minister i jashtem u emërua drejtor i AKI-së.

Burim Ramadani zyrtar i AAK-së emërohet Kryeinspektor i AKI-se.

Kapja e institucioneve me njerëz partiak po vazhdon.

Këto vendime do të zhvlerësohen me ardhjen e qeverisë Kurti.

BOLL MA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat