Muja: Emërimet  në AKI nga Thaçi e Haradinaj, të jashtëligjshme

Aktuale

Muja: Emërimet  në AKI nga Thaçi e Haradinaj, të jashtëligjshme

Nga: V.R Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 16:28
Armend Muja

Pas emërimit në krye të AKI-së, Kreshnik Gashin dhe Burim Ramadanin si inspektor i përgjithshëm në AKI, ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Armend Muja.

Muja, ka thënë se emërimet në AKI nga Thaçi e Haradinaj janë të jashtëligjshme dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, Kushtetuta parasheh që Kryeministri së bashku me Presidentin emërojnë Drejtor dhe Inspektor të AKI-së, por meqë Haradinaj nuk është më Kryeministër i Kosovës, ky veprim është i jashtëligjshëm.

Postimi plotë:

AKI: sot eshte dhene lajmi qe ish- Kryeministri dhe Presidenti kane emeruar Drejtorin dhe Inspektorin e AKI-se. Keto nominime jane te gabuara per tri arsye: (1) jane te kunderligjshme, (2) nuk perfaqesojne realitetin politik dhe (3) kandidaturat jane politike.

1. Kushtetuta e Kosoves (Neni 94.8) parasheh qe Kryeministri se bashku me Presidentin emerojne Drejtorin dhe Inspektorin e AKI-se. Megjithate, Z.Haradinaj nuk eshte Kryeminister i Kosoves. Ai eshte ish-Kryeminister qe ka dhene doreheqje te parevokueshme. Neni 95.5 i Kushtetues e definon shume qarte se ne rast te doreheqjes se Kryeministrit, Qeveria bie. Gjykata Kushtetuese ne rastin Qeska e ka definuar qarte qe doreheqja nenkupton qe personi i autorizuar qeveritar nuk gezon kompetenca te metutjeshme ekzekutive.

2. Kandidaturat nuk jane apolitike sic e kerkon Ligji per AKI (Neni 17). Punonjesit e AKI nuk mund e jene anetar te partive politike. Une nuk kam informacion te plote per Z.Gashi por eshte evidente qe Z.Ramadani ishte kandidat politik ne Zgjedhjet 2019.

3. Tjetersimi i realitetit politike ne Kosove - veprimi ofron disa dromca te zhvillimeve politike ne pasim. Eshte zakon kushtetues qe Zyrtaret e Larte Publik nuk emerohen nderkohe qe pritet konstituimi i Qeverise. Jam i vetedijshem qe Z.Kurti mund te mos jete i pelqyeshem nga nje pjese e theksuar e establishmentit, por eshte e udhes qe pajtoheni me vullnetin e zgjedhesve. Cdo perpjekje per te sabotuar, kompremetuar apo luftuar rendin e ri politik mund te prodhoj efekte tjera.

4. AKI ne baze te Ligjit ka kompetenca te zgjeruara per te pergjuar dhe kontrolluar informacionet personale dhe bankare te qytetareve te Kosoves. Andaj, ne krye te AKI-se duhet te vijne persona qe nuk jane politike apo perceptohen si te tille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat