Profesori universitar: Edi Rama, një mashtrues i “përkryer”!

Aktuale

Profesori universitar: Edi Rama, një mashtrues i “përkryer”!

Nga: N.H Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 17:26
Edi Rama

Sociologu e profesori universitar, Fadil Maloku, përmes një shkrimi thotë se kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, sërish ka dezinformuar dhe ka mashtruar opinionin gjithëshqiptar lidhur me korrigjimin e kufijve, për minishengenin, dhe për arratisjen biblike të shqiptarëve nga trojet e tyre.

Profesori Maloku në shkrimin e tij të publikuar në rrjetin social në Facebook, thekson se kryeministri i Shqipërisë është një mashtrues i “përkryer”, pasi sipas tij, ky i fundit e zbrazi Shqipërinë, izoloi Kosovën, e shiti Kosovën Lindore, e harroi Çamërinë, dhe e shkatërroi Malësinë.

Ja shkrimi i tij në Facebook.

Image
Prof. dr. Fadil Maloku

Edi Rama, një mashtrues i "përkryer"! Edi Rama, sot sërish sulmoj politikanët kosovar, sërish dezinformoj dhe mashtroj opinionin gjithëshqiptar për; korrigjimin e kufijve, për minishengenin, për arratisjen biblike të shqiptarëve nga trojet e tyre...

Ndërkaq, e zbrazi Shqipërinë, izoloi Kosovën, e shiti Kosovën Lindore, e harroi Çamërinë, e shkatërroi Malësinë..."Shërbime" këto që asnjë burrështetas shqiptar s'i bëri deri më tani! Çka është puna e tij?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat