Kjo është pozita që do ta ketë Shpend Maxhuni në Policinë e Kosovës

Aktuale

Kjo është pozita që do ta ketë Shpend Maxhuni në Policinë e Kosovës

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 18:46
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Shpend Maxhuni

Shpend Maxhuni, i cili para disa javëve dha dorëheqje nga pozita e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, (AKI) pritet që së shpejti të emërohet në një pozitë të re.

Burime të sigurta mësojnë se ai nuk do të emërohet në pozitën e Drejtorit të drejtorisë së komunikacionit në nivel të vendit, për të cilën disa media raportuar ditë më parë, por në një pozitë tjetër jo aq të lartë.

Veriu mëson se ish drejtori i Policisë së Kosovës dhe ish shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, do të emërohet në pozitën e Këshilltarit për komunitet të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë sē Kosovës.

Ndryshe, sot në pozitën e Shefit të AKI-së nga Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës është emëruar Kreshnik Gashi.

Kujtojmë që, Maxhuni ishte emëruar shef i këtij institucioni më 20 prill 2018 për një mandat pesë vjeçar, mandat të cilin mund ta vazhdonte edhe një herë.

Drejtor i AKI-së deri atëherë ishte Driton Gashi, i cili kishte ofruar dorëheqjen e kërkuar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj pas skandalit të dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova.

Maxhuni deri në atë kohë mbante pozitën e drejtorit të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat